Moskuptimi i Nënë Terezës nga të gjithë

August 26th, 2010 Nuk ka komente

Të vjen disi keq kur shikon shfrytëzimin e figurave të shquara të botës në emër të diçkaje që ato figura as nuk kishin ndër mënd dhe as nuk luftuan për të. Me siguri nëse Nënë Tereza do të shikonte “nderet” e qeverisë Shqiptare do të pështirosej nga realiteti gri i Shqipërisë sot. Lexo më tepër …

Kategoritë: Aktualitet

“Himara”, të rinjtë: Na rrethuan me shishe me benzinë

August 25th, 2010 Nuk ka komente

“Jam student ne degen ekonomik në Tiranë. Në Jalë ne shkuam me pushime. Me cudit fakti që për një aksident u futen kaq rryma politike”, thotë Dijon Bushi, 21 vjec njëri mes tete djemve, te akuzuar per ngjarjen e 12 gushtit, gjate te ciles mbeti i vdekur himarioti Aristidh Guma. Lexo më tepër …

Kategoritë: Aktualitet

Himara dhe përrallat me mbret

August 22nd, 2010 Nuk ka komente

Shumë është komentuar dhe folur për situatën në Himarë dhe ndonjë një herë nuk dimë kujt ti besojmë.  Unë isha vetë në Himarë kur u mbyll rruga dhe dua të shtoj se c’pashë unë atje dhe se si hiperbolizohen ngjarjet në Shqipëri. Do të shkruaj më gjerë në vijim të ditëve për vizitën time në Shqipëri.

Lexo më tepër …

Kategoritë: Aktualitet

Ligji për SHISH, të gjithë kundër PD-së

July 24th, 2010 Nuk ka komente

Tiranë – Propozimet për ndryshime në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, e kanë vënë jo pak në vështirësi Partinë Demokratike në qeveri. Ligji në fjalë është debatuar tejet shumë në seancën e djeshme, kur opozita me të cilën u bashkua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkuan që projektligji të mos futej në rendin e ditës së Kuvendit.

Ndërkohë, sot ka reaguar sërish ambasadori amerikan, Xhon Withers, i cili kohë më parë e kundërshtoi ashpër ligjin, saqë çështja shkoi edhe në selinë qendrore të NATO-s. Lexo më tepër …

Kategoritë: Politikë

Greqi, 10 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke

July 24th, 2010 Nuk ka komente

Athinë – Pak ditë më parë, Eurostat ka publikuar se 10 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke, duke mos dhënë të dhëna të sakta se sa janë emigrantë shqiptarë dhe sa me kombësi greke. Edhe pse janë dhënë me pikatore nga ish-qeveria konservatore e Karamanlis, sot qeveria Papandreu po bën përpjekje për të mbyllur njëherë e mirë këtë proces të tej vonuar, përballë opozitës së djathtë të kryesuar nga Samaras, që kërkon nga emigrantët se duhet të lënë nënshtetësinë e vendit të tyre. Lexo më tepër …

Kategoritë: Rajoni

Fillim i mbrapshtë për vendet Ballkanike. Afrika e Jugut 2010.

June 13th, 2010 2 komentet

Shumë Shqiptarë ndoshta u gëzuan kur panë Korenë e Veriut teksa po ç’montonte mbrojtjen Greke, dhe shumë të tjerë brohoritën kur Gana shënoi penalltinë kundra Serbisë. Ndërsa unë jo. Duhen ndarë politika nga sporti, dhe unë gjithmonë dua që të fitojnë vendet Ballkanike, sidomos Greqia, vend tek i cili jetojnë e punojnë qindra mijëra shqiptarë. Shpresoj që Greqia dhe Serbia të dalin nga grupi.

Kategoritë: Sporti

Një kërkesë nga një tepelenase

June 10th, 2010 2 komentet

Na ka ardhur një kërkesë dhe një kritikë në adresën tonë elektronike tepelena.com@hotmail.com për foton e kishës ortodoske në faqen e parë.  I shkruajtëm adresës që dërgoi ankesën por na erdhi mbrapa si adresë e mbyllur. Po e botojmë këtu përgjigjien me shpresën se lexuesi do të shikojë përgjigjien tonë. Lexo më tepër …

Kategoritë: Aktualitet

Orvatje për të zgjidhur enigmën e toponimit “Memaliaj”.

June 9th, 2010 3 komentet

Ajo që më detyroi të ndalem dhe të shkruaj për qytetin e vendlindjes është lashtësia e papërmendur e toponimit që duhet të mbajë ky qytet! Si nga banorët e saj por edhe nga trevat e tjera të Shqipërisë, pa harruar edhe disa të huaj që i ka lidhur puna, e kanë ditur gjithmonë se prejardhja e emrit të qytetit Memaliaj lidhet me emrin që mban edhe sot fshati Memaliaj, i cili shtrihet në kodrën që ndodhet në perëndim të këtij qyteti me të njëjtin emër. Pra, le ta fillojmë pak më herët. Edhe pse ky qytet u krijua si rrjedhojë e gjetjes së gjurmëve të shtresave qymyrore nga disa gjeologë të kompanive të huaja austriake, hungareze, franceze dhe italiane në vitet përgjatë Luftës së I -rë Botërore, nuk mundën që t’i jepnin një emërtim të ri, ndryshe, apo të huazuar kësaj treve të pabanuar. Nga bisedat që kam shkëmbyer me të afërmit e mi dhe bashkëqytetarët më të vjetër në moshë, tregonin se në vendshtrirjen e qytetit Memaliaj kanë qënë tokat e Teqes dhe të disa fshatarëve. Lexo më tepër …

Kategoritë: Aktualitet