Rreth këtij blogu

January 25th, 2010

Ç’farë është Trebeshina? Trebeshina është një blog modest, një nën-faqe e Tepelena.com e cila mundëson komunikimin e informacionit në në mënyrë të shpeshtë dhe reale mbi lajmet dhe ndodhitë në botë. Emri devijon nga një mal në Tepelenë rreth 2000 metra mbi nivelin e deti.

Qëllimi i Trebeshinës: Ky blog nuk është përsëritës i lajmeve, edhe pse postojmë lajme nga burime të ndryshme mediash, por paraqet ndodhitë në Shqipëri e në botë nga këndvështrimi i popullit. Autorët e këtij blogu nuk janë eruditë, publiçistë, politikanë, partiakë, dhe nuk duan të influencojnë mendimin e lexusëve. Ky blog nuk është i djathë apo i majtë, ky blog është populist.

Si mund të shkruani dhe ju? Ju mund të rregjistroheni me blogun tonë dhe të postoni temat e interesit tuaj.  Porcesi i rregjistrimit nuk është i vështirë.

Stili: Cdo stil shkrimi është i pranuar nëse qëndron brënda termave normale të miresjelljes.  Zakonisht në temat e kritikave, sidomos “Migjenëri Tastiere,” shkrimet janë satirike dhe kritikuese. Migjenëri tastiere vjen nga nocioni i rrebelimit të drejtë populist i Migjenit që pëmblidhet në vargjet e Recital’ i Malsorit:

0, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët -
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Komentet jane mbyllur.