A do të ndryshojë mentaliteti ne Tepelenë?

Shqetësimi dhe dëshpërimi që ndjej brënda meje më “detyruan” të shkruaj apo të shpreh me anën e këtij shkrimi modest dëshpërimin por njëkohësisht dhe shqetësimin që besoj se nuk është vetëm i imi, por i të gjithë atyre që kanë ndier peshën e rëndë të mentalitetit anti-progesiv në vendlindjen tonë. A vallë do ndryshojmë ndonjëherë? Ne populli i Tepelenës do ta ndryshojmë mentalitetin patriakal që kemi?
Kur them ne populli i Tepelenës e kam fjalën për ata të cilët jetojnë në Tepelenë, megjithatë dhe ne që kemi ikur që andej vazhdojmë të mbartim pjesë të atij mentaliteti mbytës (kjo është cështje më vete për të cilën nuk dua të ndalëm). Jam i bindur se ata që nuk e pëlqejnë mentalitetin Tepelenas thonë me dëshërim, “kështu janë ndërtuar gjërat, e kështu jemi ndërtuar ne.” E kuptojmë vallë se reaksioni zinxhir negativ i këtij mentaliteti negativ, mbahet dhe përcillet nga ne, dhe po ne kemi mundësi ta ndryshojmë?
Reaksion zinxhir i cili ta bën jetën të vështirë për tu jetuar (sepse po nuk jeton si do, nuk quhet jetesë) është gabim tu diktohemi “rregullave” absurde të shoqërisë edhe pse pjesë të kësaj shoqërie jemi dhe ne vetë. Mentaliteti është i papërshtatshëm për kohën në të cilën po jetojmë, mund të thuhet se ne jemi të veçuar nga koha, por është faji jonë dhe ky dmth i atyre që nuk e ndjejnë apo jetojnë me kohën, kohë me të cilën po jeton e gjithë bota perëndimore. Është e vështirë, por të paktën ta PROVOJMË dhe ta provosh është fare e lehtë, mjafton vullneti dhe dëshira për të ndryshuar, por ndoshta dhe për të shpëtuar. Jam i shqetësuar mos vallë ky mentalitet është i brymosur keqazi dhe tashmë i vulosur sepse kam vënë re një fenomen shumë të çuditshëm: studentët të cilët ikin nga Tepelena në drejtim të Tiranës apo të ndonjë qyteti tjetër, përshtaten më së miri me mënyrën e jetesës të shoqërisë së re në të cilën jetojnë por kur kthehen në Tepelenë për pushime a ku di unë, kthehen në origjinë ose ndoshta sillen si tepelensë të prapambetur. Sjella që për të cilën po flas është mos të dalësh në një klub sepse ke frikë nga paragjykimi. Jeta që jetojnë në një qytet tjetër, apo jeta që ëndërrojnë të jetojnë në Tepelenë, si psh dalja për një kafe me personin që dashuron, të veshurit si të kesh qejf gjë që të cilën e bëjnë shpesh atje ku jetojnë, por kanë ndrojtje të bëjnë në Tepelenë.
Kanë frikë nga thashethememet dhe paragjykimet e njerzve (me të drejtë) por nuk kuptojnë dhe për këtë nuk ju vë faj, nuk kuptojnë se duke ju përshtatur rregullave të kësaj shoqërie të prapambetur (prej të cilës kam dal dhe unë) e bëjnë shoqërinë të besojë se ka të drejtë, se të dalurit natën në një klub është turp. Sjellja natyrshëm është ajo më e duhura për të dhënë një shëmbull por fundja për të jetuar ashtu siç ti do, për t’u sjellë ashtu siç ti e ndjën, për të vepruar ashtu siç ti mendon, dhe kjo është gjëja më mirë. E thënë kshu fjala ndryshim është shumë e lehtë por në veprim e di që është po shumë ë vështirë, prandaj mora guximin dhe iniciativën për të shkruar. Këqardhja që ndjej për këtë fakt jo të pëlqyshëm është shumë e madhe, dukë parë se qyteti jonë ka nxjerrë një shoqëri intelektuale ndër vite dhe kultura nuk ka munguar kurrë, dhe nuk jam dakort më ata të cilët thonë se kështu ndodh në të gjitha qytetet e vogëla, ky është thjësht një justifikim, vëndin e bëjnë njerzit, dhe nuk po them se njerzit janë të këqinj por me një mentalitet të prapambetur.
Përfitoj nga rasti për tu bërë thirjë të gjithë tepelensve ku do që janë, për të dhënë ndihmesën e tyre në lidhje me këtë problem, që kur shkojmë në tepelenë, të transmetojmë atje një frymë të re. Të përçojmë një mentalitet të ri, një mënyrë më të mirë të të parit të gjërave. Duke punuar të gjithë nga pak, nuk mendoj se është e vështirë. Si djalë i lindur e rritur në Tepelenë dua ta shikoj vendlindjen time sa më mirë sa më të përparuar, dhe mendoj se mënyra se si paragjykojmë njëri tjetrin atje sbraps progresin dhe lumturinë e shoqërisë. Hapi i parë është ngritja e zërit –si dhe u mundova të shpreh mendimin tim këtu– dhe hapi i dytë është ndryshimi vetë. Ne mund të kemi sukses, atë as që e dyshoj, Tepelena është vendlindja jonë pse mos ta duam aq shumë sa të ndryshojmë për të?
Nga Indrit Majko – Student i shkencave politike.



nuk ka per te ndrushuar i thon tepelen atje
Mentaliteti ka ndryshuar nga me pare dhe do te ndryshoje perseri. Pershdetje nga Chicago!
Askund në provinca nuk ndryshon(kaq lehtë) mentaliteti publik.Ai individual , sigurisht ndryshon.
ndryshimi i mentalitetit individual sjell dhe ndryshimin e mentalitetit publik….tepelena nuk eshte prvince..eshte qytet..dhe kam thene ne shkrim qe vendin e bejne njerzit,nq.s.sillemi si provinical*gje qe e bjem(atehere skam cte them
Kisha disa pika që nuk bashkohem me këtë shkrim:
Së pari ideja se nuk del dot me të dashurin apo se nuk mund të kesh një të dashur haptazi, nuk përbën një pjesë negative të ethosit tepelenas. Kush prej nesh do të ish dakort që vajzat e fisit tonë të dalin si t’iu dojë qejfi me kë t’iu dojë qejfi? Unë jo të paktën, sepse e di mënyrën se si tallen meshkujt me femrat në Shqipëri por edhe në perëndim. Femrat shikohen si një copë mishi. Pra, tradita tepelenase e të qënurit mbrojtës ndaj femrave është një gjë e mirë, por po zhduket si edhe po zhduken tradita të tjera tepelenase.
Mentaliteti tepelenas ka shërbyer në kalitjen e qytetin si e mbajmë mënd ne, si e duam ne, ndaj dhe nuk mund të jetë kaq i keq. Por edhe nëse nuk të pëlqen, të jesh i sigurtë se ndryshon. Tepelena e sotme nuk është aspak si Tepelena e 7 viteve më parë, e nëse vendi ka ndryshuar do të thotë se njerzit kane ndryshuar.
Tranformim në Amsterdam, atë Tepelena nuk ka për ta pësuar kurrë.
Mentaliteti ne TP. do te ndryshoje patjeter me kalimin e nje brezi te plote sic ndryshoi ne vitet 80′.Pershendes gjithe tepelenasit kudo ku jane
mentaliteti ne tepelene ka ndryshuar shume,per mire normalisht. nuk ka aq shume paragjykime si me pare.sepse dhe te dilje me kusheririn me pare , thoshin i dashuri,dhe 100 thashetheme te tjera, qe i mendonin njerezit.te paverteta sigurisht. tani te pakten nje pjese e mire e banoreve te tepelenes kane filluar te mendojne,dhe prokupohen me punet e tyre. te pakten nga nje kendveshtrim i jashtem mua,keshtu me duket. ndoshta dhe e kam gabim. por duhet marre parasysh dhe qyteti se eshte i vogel,dhe te gjith njihen me njeri tjetrin. te mos cuditemi,por mentalitet ka dhe ne tirane.pasi njerzit ne shqiperi merren me shume se duhet me punet e te tjereve. me falni qe u zgjata kaq shume, ju pershendes rodi
sigurisht qe do te ndryshoi mentaliteti ne tp po jo sot po kur shqiperia te arri te futet ne bashkimin europian ose ndoshta kure tepelensit te jene me realist dhe te thone qe ka ardhur koha te ndryshojme iku koha e thashethemeve . Ipershendes te gjithe tepelensit dhe ju them se iku mentaliteti i fshatit zgjohuni pak
ndoshta mentaliteti nuk eshte dhe shume i keqe ne tp si e thone po megjithate jeta ne tp po e cen me nje hap te mire si te thuash edhe ju duhet te bashkoheni ne nje mendje me mua se ne nje vend te vogel si eshte tepelena papunsia eshte e madhe dhe hapsira per tu mar me llafe eshte e mjaftushme . Nje pershendetje per patriotet e mi edhe pse jemi pak mbrapa me kohen . Ndoshta ky difekt riparohet shpejt nga ky brez i ri qe po vjen ? ciao nga bad_boy_gr
Komente fantastike nga të gjithë. Urime.
Shume mire qe asht kape kjo teme, qe duket si tabu dhe suksesin e tij autori e ka perfitue shume te refleksionet e lexuesve te afrueme ketu.
Te ishte me e shkoqur shkrimi do te ishte me e prekshme ne kuptimin e shqetsimit qe ka ngritun Indriti. Megjithate tematika asht shpalos.
Tjeter mendoj se nuk duhet te jete vetem konstatues, qortues por edhe kontribues ne permiresimin te kesaj dukurie shoqnore.
Megjthate autori e ka ndertue shkrimin ne forme te tille qe lexuesi ta plotsoje. Sa masiper shume mire e kane trajtue miqte e dhe une bashkohem. Natyrisht qe ka dallime ne sense te ndryshme, te cilat duhet ta respektojme mendimin e seicilit.
Jam i mendimit se shoqeria tepelenase edhe pse nuk e jetoj aty, jam i sigurte se ka ndryshue per shume arsye:
- Baza materiale shoqnore ka ndrrue. Prona tashme ka ndrrue substancen e saj nga ajo shtetnore ne individe. Keshtuqe levizin dhe kahjet e interesave nga ajo e pergjithshmja ne ate individuale.
- Mbi kete ndryshim material leviz dhe mendimi shoqnor. Ku ne ket mendim levizin idete e reja te kohes.
- Levizja demografike e tepelenasve ne vendet urbane(qytetare) si brenda Shqipnise ashtu dhe jashte shtetit.
Sa masiper jam me ate pjese qe u shprehen se Tepelena ka ndrrue jo vetem ne pjesen e dukshme fizike, por edhe ne shprehite shonore si te moda, te mendimi tjeter, te jeta private, te shijet te reja esteteike-erotike, ne dashni, ne marredhaniet e djalit me vajzen etjera. Nje fushe ndryshimesh ka depertue ne Tepelene. Kjo asht realitet, ku nuk varet nga deshira e ndonje te prapambeturit.
Nje gja qe bashkohem me shume bashkedebatues asht se tepelenasit e dalun neper bote apo neper qytete te tjera te medhaja duhet te ruejne trungun tepelenas. Te mos e harrojne, te kontribuojne financiarisht duke i shpenzue parate e tyne ne tregun tepelenas apo dhe ne aktivitete ku e mendon vete.
Tepelena nuk duhet kthyer shpina! Tepelena asht e prinderve dhe e bukurise se historise dhe asaj relievit te bukur.
Na kishe munguar Bep!
Tani me thene te drejten dhe me qene realist e mbeshtes qe tepelensit deri diku kane ndryshuar, tani vene me lirshem ne lokale apo gjera te tilla.Por per thashethemet aha keq e kane punen o shoke.Imagjinoni qe kam 5 vjet qe kam ik nga Tepelena dhe kur me merr mami ne cel prej andej me thote” te ka pare filani qe ishe une per kafe ne darke”.Tepelenesit{me raste kuptohet}, kur te shikojne ne rruge nuk te flasin por kur te shikojne per kafe{qe eshte fenomen mese normal} raprtojne ne QENDER menjehere.ahahahahahah.Per te mos fol qe ne mes te Tiranes etiketohemi se ngreme zerin apo ku ka sherre jemi te paret.Kemi shume nevoje te rritemi ne brezat e rinj te atij qyteti, sepse padyshim qe Tepelena ka nxjerre figura te shquara dhe do vazhdoje ne kete tradite por ne duhet te perpiqemi.
Ke folur bukur Jonida!
Ka ndryshuar dhe do te ndryshojme akoma me. Rrofte Tepelena.
me asnje note mendjemadhesie brenda kesaj qe do te them:thjesht ju thoni qe po ka ndryshuar,por aman kur vjene puna tek thashethemet aha keq e kane punen??cfare eshte ky??ndryshim?jo se mendoj kshu.ndryshimi behet i pergjithshem jo thjesht ndryshuam ne,dalim tani der ne oren 9 por asaj qe ri der ne 9-15 do ta bejme nje thashethem per te..e cfare eshte kjo??kur themi do ndryshojme??brezi??jemi ne 2009 kur do ndryshojme..brezi i ri qe po jeton e po rritet atje po rritet me kete thashethem…dhe dicka..un kam bere per te ndryshuar mentaliteti atje,shume jo por me njerzit e mi te cilet jetojne atje mendoj se kam bere dikca..dhe kete shpresoj te beni dhe ju per te miren e qytetit tone.
ju pershendes!!!
Sigurisht qe mentaliteti ne Tepelene do te ndryshoje nje dite por kjo eshte ne varesi te shume gjerave te tjera.Shume te rinje tepelenas shkojne per te kryer studimet e tyre ne Tirane apo dhe gjetke e sa here kthehen aty ndodh shpesh qe te paragjykojne ate qe u serviret aty duke haruar shpesh se kane qene ose me mire le te themi qe jane pjese e atij realiteti qe ata mendojne se e kane lene pas.
Ne jetojme ne epoken e nje bumi teknologjik te pa pare ndonje here e kjo e gjeti Tepelenen por edhe shume qytete te tjera ne Shqiperi te pa pregatitur per kete ndryshim kaq te menjehershem.Problemi nuk qendron ne faktin se tepelensit nuk duhan te ndryshojne por ata jane te detyruar kalonje ne disa etapa te pa shmangeshme qe kane te bejne me zhvillimin ekonomik, politik e demografik te ketij qyteti.
E thene ndryshe do te nevojitet qe njerezit te jene te zene me pune e keshtu do te kene mundesi te argetohen me shume por ne te njejten kohe te meren me pak me problemet e te tjereve.Politika gjithmone sa here i duhet te kerkoje dicka ne tepelene fokusohet te gjerat elementare te jeteses por edhe te tradicioni [qe ne fakt nuk eshte nje gje e keqe]por qe ndodh rendom qe te keqinterpretohet.Levizja demografike jo vetem ne tepelene por edhe ne shumicen e qyteteve te vogla te vendit sjell gjithmone e me shume kontigjente njerezish qe braktisin fshatin e zonat rrurale per nje jete me te mire por boshlleku kulturor qe ata mbartin krijon nje problem primar ne zhvillimin e jetes se nje qyteti popullsia e te cilit ndryshon vazhdimisht.
Duhet thene njekohesisht qe shume gjera ne tepelene ndryshojne per mire e te tjera do te ndryshojne me kalimin e kohes por per kete nevojitet durimi kultura e kontributi i te gjithe neve.
Te lumte more djale! Shume bukur! Keshtu vazhdo! Per djem si ty ka nevoje gjithe Shqiperia jo vetem Tepelena! shpresoj t’ja arrish qellimit! Good Luck! Kur te kaloj andej nga Tepelena do ta pijme nje kafe te uji i ftohte se eshte jeta e fundit!