Viti i ri, ky babagjysh i lodhur në Tepelenë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, festa më e madhe ka qënë dhe do të jetë Krishtlindja, ku më datë 25 Dhjetor fëmijët presin me padurim dhuratat e babagjyshit nën pemën e Krishtlindjes. Pas datës 25, gjithcka gati kthehet në normalitet, dhe i jepet pak rëndësi ditës në të cilët ndërrohen vitet. Në Shqipëri ishte krejt ndryshe. Data 31 Dhjetor, ishe data jonë e shenjtë, ku zhurmat e njerzve që blinin ushqime dhe birra të emociononin dhe të kënaqnin shpirtin.
Me datë 31, gratë e shtëpisë gatuanin me ndihmesën e paktë të burrave. Gjysha ime gatuante spcialitetin e saj, larkor me mish qengji. I duhej të ndjerës rreth 4-5 orë të gatuante gjithcka gati nga hici, dhe në fund lakrori shijonte si parajsa në tokë. Fisi vinte për vizitë dhe shtrohej tryeza e madhe me ushqime dhe gatime që nuk i shikoje shpesh gjatë vitit. Përshesh, lakror, antipastë, gjellë, birra dhe verë dhe fruta mbulonin tryezën teksa njerzit e fisit zinin vendet në parësi të statusit të tyre social në fis. Burrat uleshin në krye, më tej gratë, dhe fëmijët kishin tavolinën e tyre. Pas një fjalimi të shkurtër të gjyshërve (që ndalohej nga ndonjë koment ironik i dajove ose xhaxhallarëve) gostia e madhe e fund-vitit fillonte me një gëzim të pakrahasuar. Simfoninë humoristike e televizorit, shakatë midis fisit, batutat, qeshjejet por edhe zënkat e vogla i shtonin magjinë natës së madhe.
Por së fundi të paktën në Tepelenë magjia e natës është venitur, dhe ndoshta ka marrë një goditje fatale nga e cila nuk ngrihet dot më. Në biseda telefonike me njerëz të ndryshëm në Tepelenë duket qartë se magjia e vitit të ri nuk është më, por është shëndrruar me një këndvështrim skeptik që favorizon monotoninë. Zakoni i mbledhjes familjare për vit të ri ka vdekur në shumë familje. Tanimë familjet mblidhen në rrjetin e tyre të ngushtë duke festuar vetëm, pa zhurmën dhe harmoninë e kushërinjve, xhaxhallarëve, gjyshërve etj etj. Poashtu, tregtarët thonë se shitjet ngrihen gjatë festave, por ngritja nuk është shumë më e madhe se një fundjavë pushimi në stinën e Verës.
Një shitës ambulant tregoi një ndodhi të vogël që ilustron fare mirë humbjen e magjisë dhe vecantisë të festës së vitit të ri. Teksa shiti disa birra, ca mish të grirë një individi, i ktheu kusurin e lekëve dhe i tha klientit: gëzuar vitin e ri. Klienti e pa me një shikim monoton dhe mospërfillës e tha: viti i ri i leshit.
Si mendoni ju, përse është venitur ndenja e veçantisë së festës në Tepelenë?



s kane leke njerzia ndaj dh nuk festohet mir
Nuk besoj se me shume para do te zgjidhnin problemin. Mendoj se fale globalizimit te ekonomive ka ardhur dhe globailizimi i kulturave, dhe zakonet shekullore hidhen per ato te reja qe favorizojne materializmin.
shum story e mir me pelqeu shum