Kina kundër BRSS dhe loja për të fituar Shqipërinë

Vladimir Karaj
05-07-2007
CIA ka mundur të zbërthejë deri në fund arsyet e ndryshimit të krahut që mbante Shqipëria në bllokun komunist, duke kaluar nga satelitë sovjetikë në satelitë kinezë. E gjithë historia që patën fatin të mësojnë shqiptarët në 50 vjet, bazohej drejt për drejt në kërkesën e Hrushovit që vendi të mos mbillte drithë, por të kalonte në një ekonomi të përqendruar në agrikulturën, gjë e cila sipas propagandës e mërziti shumë Hoxhën. Por pamja nga përtej atlantikut ka qenë shumë më e qartë se ajo që mund të shihnin vetë shqiptarët. Sipas CIA-s janë disa arsyet që e shtynë Hoxhën të kalonte nga Moska në Pekin dhe kryesorja ishte frika se sovjetikët kishin në plan ta eliminonin dhe në vend të tij të vendosnin dikë që do të ishte më pro jugosllav.
Vizita e Hrushovit, vërtet u pasua me kërkesën për ndryshim të politikave ekonomike, por as Hoxha as Shehu, nuk i vunë në dyshim ato që u tha ai, pasi menjëherë filluan punën për të ngritur në Shqipëri agrikulturën, ajo që ndikoi ishte pakënaqësia e shprehur hapur nga Hrushovim për prapambetjenShqipërisë dhe për mënyrën se si ajo po i përdorte paratë. Lideri sovjetik pretendonte që vendi më shumë se sa ruajtjes së kufijve duhej t’i mëshonte zhvillimit ekonomik dhe nga ana tjetër kërkonte të impononte një ndryshim total të kursit ndaj Jugosllavisë. Futja e Kinës në këtë lojës, sipas CIA-s fillon para vizitës së Hrushovit dhe bëhet më intensive pas kësaj vizite, ndoshta pasi liderët kinezë po përgatiteshin për të dalë hapur kundër BRSS, në politikat që ajo po ndiqte në marrëdhëniet me jashtë të bllokut komunist.
Gruri i Hrushovit
“Në dukje liderët shqiptarë dhe ata sovjetikë paraqitën një vizitë të suksesshme… Hrushovi e mburri Enver Hoxhën si birin më të denjë të Shqipërisë, dhe nga ana e tyre as Hoxha e Shehu nuk mbetën pas duke e paraqitur mikun si njeriun më të aftë për të çuar përpara marksizëm-leninizmin…”, thuhet në raportin e CIA-s, ku shënohet se në fakt, takimi nuk qe i suksesshëm.”Hrushovi u mërzit shumë me prapambetjen e Shqipërisë dhe u kërkoj liderëve vendas që më shumë se sa me problemet e jashtme të merreshin me punët e tyre të brendshme”, thuhet në raport. Duket se, përkundër asaj që është njohur teorikisht se ishte Shqipëria që për “ideologji” vendosi të ndahej nga Moska, ishte pikërisht kjo pakënaqësi e Hrushovit që i shtyu Hoxhën e Shehun në krahët e Kinës. Pak pas vizitës së Hrushovit ata ndryshuan qëndrim ndaj jugosllavëve dhe e cilësuan publikisht si të drejtë politikën e BRSS, për të afruar në gjirin e bllokut këtë dele të zezë, madje sipas CIA-s për një periudhë kohe shqiptarët vazhduan të miratonin pa asnjë kundërshti, të gjitha iniciativat nga Moska, edhe pse dukej që e bënin këtë pa qefin e duhur.
2 milion nga Kina
Shenjat e para të afrimit i dha Shqipëria që vetëm pak muaj pas largimit të Hrushovit filloi të shfaqte pakënaqësi ndaj Moskës. Fillimisht Pekini kishte mbajtur një qëndrim të ftohtë me Shqipërinë, por aty nga mesi i viteve 50, u vendosën marrëdhëniet e para diplomatike dhe me gjithë distancat vendet filluan të afroheshin. Diferencat kinezo-sovjetike, në kohën kur Hrushovi vizitoi Shqipërinë u bënë më të mëdha dhe Kina, duket menjëherë nuhati qëndrimin anti sovjetik të Shqipërisë duke bërë përpjekje të haptazi për të rritur prezencën e saj në vend dhe në mes të shtatorit 1958, u ngrit në Tiranë qendra e parë për shkëmbimin kulturor mes dy vendeve. CIA thotë se interesi kinez për Shqipërinë kishte filluar vetëm në vitin 1954. Më parë Kina e kishte neglizhuar vendin e vogël dhe pasi kishte marrëveshje tregtie me të gjitha shtetet e tjera të lindjes.
Por hapat drejt miqësisë shqiptaro kineze u bënë shpejt. Fillimisht Kina i dhuroi Shqipërisë 2 milion dollar në drithë, sheqer dhe mallra të tjera gjë që ky vend nuk e kishte bërë më parë, ndërsa vitet e mëvonshme u karakterizuan nga tentativa dypalëshe afrimi. Vizita e Hrushovit qe edhe shtyrja e fundit e Shqipërisë në krahët e “mikut të madh kinez”, sipas CIA-s. Viti 1959 do të ndryshonte krejt linjën e Shqipërisë, që brenda një kohe të shkurtër u shndërrua në përkrahëse të politikave kineze brenda bllokut. Ndërkohë një vit më parë Kina kishte fshirë borxhet ekonomike të Shqipërisë nga defterët e saj dhe kishte filluar punën për një prezencë më të gjerë në vend. Sidoqoftë Moska dhe Tirana tentuan edhe një herë të afroheshin më 1960 edhe pse tentativa rezultoi e pasuksesshme dhe më 1961, dy palët lanë duart me njëra tjetrën, ndërsa Shqipëria hoqi fotot e Hrushovit dhe vuri në mure ato të Maos, për t’i dhënë fund vasalitetit nga BRSS. Agjentët e CIA-s besojnë se kjo ndarje erdhi edhe për shkak të ndejave jo fort pozitive që kishin shqiptarët ndaj sllavëve dhe për shkak të largësisë së Kinës, e cila nuk dukej të kishte interesa të tjera në Ballkan. Në vitet e mëvonshme Shqipëria do të jetë një përkrahëse e zjarrtë e Kinës dhe politikave të saj deri dhe zbatuese e palodhshme e “revolucionit kulturorë” dhe luftëtarja e frontit të parë për të anëtarësuar Kinën në OKB.



Mjaft interesante, edhe pse per te qene i sinqerte, nuk para i besoj CIA-s, jo per ndonje arsye tjeter por , heren e fundit qe u mor me “zbulime”, u shkaktua gjakderdhja e pafund qe po ndodh sot ne Irak.
Ne rastin e Shqiperise, vec, mund te kene me shume te drejte.
Ke shume te drejte qe nuk i duhet besuar cijas. Por keto organizata kane sektore te ndryshem per gjera te ndryshme.
Nje film i Hollywood me titullin “Bariu i mire,” tregoi fillimin e cijas dhe si humben Kuben nen hunden e tyre. Dmth besoj se “luftra” te tilla kane ndodhur pas skenave, thellesia e ketyre luftrave eshte spekullim per mendimin tim.
Ne radhe te pare bravo atij raportursit te cias ose spiunit shqiptar si mund tja them se di as vete.nje gje me ben pershtypje mendoj se ai i cias paska qene goxha me trim se ne ate kohe te hante buba te beje gjera te tilla po kjo nenkupton qe cdo gje mund te ndodhi.Asokohe sna lint e politika komuniste ose punon gjoja te ndertonin shqiperine sot gjoja punon evropa perendimi per t e ndertuar neve.une mendoj asnje sna ben dot derman neve por duhet ti futemi punes vete vetem ashtu mund te zhvillohemi.se as gruri hrushovit e as miljonat e perendimit sna zgjıdhın gje.:)
Vetem Kastrua duket me i gezuari ne kete davet.
Kastrua eshte i gezuar se eshte ende gjalle.
hahahahahahha!!!
E goditur sa s’ka më tej.
US officials are investigating how a child was apparently allowed to direct planes at New York’s JFK airport last month.