Ballina > Migjenëri Tastiere > Arroganca e Xhaxha Samit

Arroganca e Xhaxha Samit

March 11th, 2010 Komento Shko te komentet


Që thoni ju, Departamenti i Shtetit Amerikan, ka nxjerrë raportin e saj si Zot i botës që është, dhe me standartin e saj duhet matur gjithë bota, e cila nuk është aq lartë standarti Amerikan….Kështu tingullon bukur në shkrim, sepse na duhet një pikë reference, por miq, Amerika është shume larg të qënurit shëmbull, në gjërat në të cilat gjykon gjithë botën dhe Shqipërinë tonë. Më lejoni t’ua provoj këtë pohim.

Akuza e parë e Xhaxha Samit:

Më 28 qershor, vendi mbajti zgjedhjet parlamentare, për të cilat OSBE dhe ODIHR thanë se shënuar përparim krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, por nuk realizuan plotësisht standardet ndërkombëtare. Krahas vlerësimeve ODIHR-i bëri edhe verejtjet për zgjedhjet, duke vënë në dukje probleme të tilla, si; keqpërdorimi i fondeve të qeverisë për fushatë, mangësi procesin e numërimit të votive, presion mbi mediat si dhe mbi punonjësit shtetërore për të marrë pjesë në fushatë.

Faktet: Kontrollo gjithë botën dhe nuk ka asnjë ligj, apo standard të pranuar universalisht, se cilat janë standartet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Nuk ka asnjë trup ndërkombëtar që vendos se cilat janë këto të ashtuquajtura standarte. Mirë do thotë dikush, Amerika e ka llafin se zgjedhjet duhet bërë me standartin e vendeve Perëndimore, përkatësisht të bëhen si në Amerikë, meqë ka 200 vjet që bën zgjedhje demokratike.

Dakort, kam 10 vjet që jetoj në Amerikë, dhe po ju rrjeshtoj ndodhitë zgjedhore që nga viti 2000:

1. Al Gore kunda Xhorxh Bushit = Al Gore fiton votën popullore, me rreth 200 mijë vota më shumë se Bushi, por gjykata kushtetuese e shtetit të Floridës (me një shumicë republikanësh në gjykatë që është partia e Bushit) i jep fitoren Bushit. Poashtu edhe governori i Floridës ishte vëllai i Bushit. Pra, Al Gore fiton votën popullore, por presidenca ju dha Bushit. Populli donte Al Gorin, ndersa u be presidnet Bushi.

2. Në vitin 2004, Bushi fitoi thellë, por prapë u shënuan parregullësi të rënda, ku njerëz të vdekur ishin rregjistruar për të votuar, dhe ku zezakët në qyetet e mëdhaja u zhdukën nga listat e votimit, sepse dihet që zezakët votojnë për partinë Demokratike.

3. Në vitin 2009, organizata me tendenca të partisë Demokratike, e quajtur Acorn (Lajthia), shënoi parregullësi të thella duke rregjistuar persona të ndryshëm që të votonin dy herë, poashtu u kap nga agjentë federalë duke paguar me fonde federale për prostituta, dhe pushim personale. Duke qënë se Obama si senator mbështeti organizatën në fjalë, nuk duket shumë pastër korrupsioni në këtë rast.

Këto që rendita janë disa prej shklejeve gjatë zgjedhjeve Amerikane, por ka qindra parregullësi të tjera që nuk kam kohë t’i shkruaj. Ky është standarti që Amerika do për gjithë botën?

Akuza:

Po kështu ka raportime se policia rreh dhe keqtrajton të paraburgosurit, gjatë marrjes së tyre në pyetje.

Thonë se një foto vlen sa një mijë fjalë, me siguri një vidjo vlen sa një miljard fjalë.
Vidjo e parë, një grua rreth 50 vjec, është arrestuar sepse ngau makinën e dehur. Shikoni ç’i ndodh në polici:
http://www.youtube.com/watch?v=7KM1ukwBGv4

Vidjo e dytë: një grua nget makinën 5 milje në ore mbi kufirin e lejuar, nuk e nxjerr patentën aq shpjet sa e do polici, dhe për rrezultat qëllohet me armë elektrike, që të kalon në trup rreth 2 mijë volt, duke të lënë të paralizuar për një minutë:
http://www.youtube.com/watch?v=zrfK397vHKc

Vidjo tre: një grua e moshuar nget makinën me shpjtësi, dhe ndalohet nga policia, por polici trim mbi-reagon,
http://www.youtube.com/watch?v=ibSwITK4jjQ

Vidjo kater: një vajzë e re e pirë mbahet në stacionin e policisë, dhe policët fillojnë ta kapin dhe fotografojnë:
http://www.youtube.com/watch?v=FJaAe7sYoCA

Vidjo pesë: një adoleshente, rreth 16 vjeç, është arrestuar, dhe si fëmijë që është hedh këpucën jashtë birucës, shikoni ç’farë i ndodh: http://www.youtube.com/watch?v=ipb_PeXOdT4

Tani, ndoshta policët tanë nuk janë aq njësha sa këta Amerikanët, por policët tanë të paktën nuk para qëllojnë femra. Ky është standati policor që do Amerika, që policët tanë mos të diskriminojnë se cilin seks abuzojnë? Bëni një kërkim në YouTube me fjalët “Police Brutality” dhe lista e vidjove është më e gjatë se lumi Vojsë.

Ka dhe akuza të tjera që i bën Amerika shtetit tonë, dhe këto ndodhi në Amerikë janë të përditshme dhe më të rënda, duke menduar se Amerika ka 200 vjet demokraci. Pra, pse bëjnë Amerikanët pordhe me raporte të tilla? Sepse vendet e vogla që varen tek ajo i marrin këto raporte si të shenjta, dhe bëhet zhurmë e madhe kur shteti ynë nuk është i përsosur, sepse Amerika nxjerr raporte të tilla dhe për Kinën, por Kina me nder ju fshin menderen me to.

Amerika thotë: bëni si them unë, mos bëni si bëj unë. Unë i them, udhëhiq me shembuj Amerikë, jo me llafe bosh.

Kategorite: Migjenëri Tastiere