Ka ardhur koha të përgjigjeni saktë.
Ne e kemi injoruar akuzën e trafikimit të organeve nga pala Shqiptaro-Kosovare, me viktima Serbe, sepse Karla Del Ponte e cila përhapi lajmin dhe legjitimizoi këtë ndodhi, është një urryese e vërtetë e Shqiptarisë. Por ndodhitë e fundit na kanë forcuar të japim mendimin tonë modest mbi këtë lajm.

Zakonisht kur përballesh me një akuzë të çmendur duhet pasur kudjes të japësh një pvrgjigje të matur, që nuk është shumë reagimtare, por edhe që nuk është shumë e qetë. Po t’u japësh përgjigjie çdo akuze të kotë, jo vetëm që harxhon kohën tënde por edhe legjitimizon akuzuesit tu. Përgjigjia e qeverisë Shqiptare gjatë kohës në të cilën qeveritë Shqipare janë akuzuar për këtë krim lufte, ka qënë a matur dhe e duhur.
Qëndrimi zyrtar ka qënë se akuzat kanë qënë të kota dhe se Shqipëria nuk do ti kushtojë vëmëndje thirrjeve Sërbe për gjyqe dhe hetime të pafundshme, kur dihet fare mirë se Serbia do vetëm të arrestojë dhe dështojë intergirmin e pavarësisë së Kososvës, pse jo do edhe të hakmerret në syrin e publikut botëror se nuk ishte vetëm Serbia që bënte krime lufte.
Por, që thoni ju Sërbët janë treguar këmbëngulës dhe kanë shkaktuar që këshilli i Europës të fillojë një hetim zyrtar mbi këtë çështje. Poashtu ministri i jashtëm Francez u pyet në Beograd për këtë çështje, dhe ai u përgjigj se personi që pyet diçka të tillë nuk është mirë nga mëndja. Për fatin e keq të tij, Serbia dhe miqtë e saj nuk e pritën mirë këtë koment. Ministri i jashtëm Francez është kritikuar për mënyrën e ashpët të komunikimit dhe metaforën e gabuar, edhe pse ka të drejtë.
Sepse, kur bën gafa të tilla, akuzuesi yt i çmendur (Serbia) duket si më i matur dhe më i drejtë. Shqipëria nuk duhet të plotësojë asnjë kërkesë Serbe, nëse Serbia nuk lë asnjë rrugë për heqjen dorë nga pengimi i pavarësisë Kosovare. Por, Shqipëria duhe të bashkëpunojë 100% nëse KE-ja do të hetojë edhe më thellë. Shqipëria duhet të tregojë se nuk ka asgjë pvr të fshehur, dhe po të isha unë Kryeminister do të dërgoja kamera, dhe do tv filmoja çdo hetim, dhe çdo eskavim të “varreve” imagjinare. Ka ardhur koha që akuzat e çmëndura Sërbe të marrin fund, sepse në të vërtetë kvto akuza janv thjesht një pengesë për intergrimin e pavarësisë Kosovare.



Komentet e fundit