Ekzekutimi i të riut në Shkodër, shpallet në kërkim autori 18-vjeçar
Shkoder – Policia e Shkodres ka identifikuar dhe shpallur ne kerkim autorin e vrasjes se 17 vjeçarit, Eduart Thana.
Sipas burimeve zyrtare mesohet se autor eshte 18-vjeçari A. Brahimi, i cili tashme eshte shtetas i shpallur ne kerkim.
Eduart Thana u ekzekutua ne afërsi të Trumës së Dugajve të Reja pranë rrugës muzelale dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit.
Burime policore bëjnë me dije se në komisariat u shoqëruan rreth 12 persona, dëshmitarë dhe të tjerë që mendohet se mund të kishin informacion për ngjarjen.
Eduart Thana gjeti vdekjen ndërsa është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga një person akoma i paidentifikuar.
Sipas policisë që i referohet dëshmive të grumbulluara në vendin e ngjarjes, viktima ka qenë duke lëvizur në këmbë dhe kur ka kuptuar se po ndiqej nga një autoveturë ka vrapuar drejt disa lokaleve në anën e djathtë të rrugës.
Viktima është ngjitur në një lokal lojrash elektronike por autori ka lënë mjetin në rrugë dhe e ka ndjekur prapa duke e qëlluar disa here me pistoletë. Më pasi autori është larguar me mjetin e tij. Edhe pse është dërhuar menjëherë në spital, 17 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
http://www.shekulli.com.al/2010/03/09/shkoder-vritet-19-vjecari.html



Komentet e fundit