Ballë për ballë apo mbeturina?

Sa herë që më kujtohet filmi Ballë për Ballë më kujtohet skena ku marinari Shqiptar konforton marinarin Rus dhe zihen se kush do të marë në dorëzim nëndetësen…sigurisht Shiptari fiton dhe marinari Rus ikën me bishitin nën shalë, partia komuniste fiton, një korrje fitoreje tjetër kundra Rusëve, urra urra PPSH PPSH…..me siguri e keni parë filmin. Tani katër nëndetëset që i “muarrm” Rusit do shiten si mbeturina për tu përdorur si burim çeliku. Ministria e mbrojtes ka frikë se do të fundosen, ndaj ka hapur ankad për shitjen e 4 nëndetësve Sovietike.
Duhet thënë se baza e Pashalimanit nën dejtimin Rus kishte 12 nëndetëse të cilat në atë kohë ishin shumë të avancuara saqë forcoi NATO-n të sillte predha të fuqishme në Greqi si përgjigjie kunda nëndetësve. Dihej se Mesdheu ishte territori i këtyre nëndetësve, dhe as Amerikanët nuk qaseshin shumë pranë. Por tani është një periudhë tjetër, Shqipëria do marrë nëndetësen e parë si antare e NATOs, dhe do ti zhdukë materialet e vejtra.
Nuk e kuptoj pse i la Rusi nëndetëset në Shqipëri. Nuk ma do mëndja se kishte frikë nga rregjimi Enverian. Ma do mëndja se ashpërsimi me Kinën dhe SHBA-në, dhe miqësia e Kinës me SHBA-në frikësuan Rusinë, ndaj dhe nuk donin konflit të kotë në Ballkan, që me siguri do të ngrinte më shumë probleme kundrejt Bashkimit Sovietik.
Por këto janë hamendje…



Komentet e fundit