Zbulohen eshtrat e 13 personave në Dajt, ishin pushkatuar
TIRANE-Mbetjet e eshtrave të rreth 13 personave që dyshohet se janë pushkatuar nga regjimi komunist janë gjetur në malin e Dajtit.
Vendi ku u gjetën eshtrat ndodhet në komunën e Linzës, rreze malit të Dajtit, 50 m larg arkives së Bashkisë së Tiranës në malin e Dajtit, ndersa germimi per nxjerejne e tyre ka zgjatur disa dite.
Ka qënë një person që duke kërkuar dite me pare eshtrat e babait të tij të vrarë nga regjimi diktatorial komunist ka gjetur skeletet e trupave njerëzorë. Pas kësaj u gërmua në zonë nga ekspertë të fushës të cilët varrezat e vogla me trupa të varrosur cdo 5 metra larg nga njëra-tjetra.
Gazetari i TVNews24, Besjan Ajazi raportoi nga vendgjarja se eshtrat në qese nuk ishin të lidhura as me pranga dhe as me ndonjë mjet tjetër lidhës, por thjesht kanë qënë të futura në qese të zeza. Ne disa prej skeleteve jane gjetur edhe sende personale si ore, varese etj.
Germimi i eshtrave pergjate disa diteve perfundoi sot dhe ka qene nje oficer i policise gjyqesore qe dergoi qeset me skeletet në morgun e spitalit të Tiranës për ekspertëzë të mëtejshme.
Dyshohet se eshtrat i perkasin personave te ekzekutuar gjate regjimit komunist per agjitacion e propagande.
Xhaferr Bregasi, roja i arshivës në Bashkinë e Tiranës i pyetur nga News24 për këtë zbulim shprehet se “zona ku u gjetën eshtrat njihet si zonë ku pushkatoheshin njerëz nga regjimi i egër komunist”.
Nga Xhaferri mesohet se ekzekutimet ne kete zone jane nga viti 1975 e me pas. Te gjitha te gjyqeve politike, me perjashtime te rralla dhe pa gjyq.



Komentet e fundit