Euro 2012: Ndoshta shanci më i mirë për t’u
kualifikuar….

Sot kanë dalë grupet për kampionatin e futbollit Europian më vitin 2012. Shqipëria i përket grupit D.
Grupi D: Shqipëria, Franca, Rumania, Bjellorusia, Bosnjë-Hercegovinë, Luksemburg.
Më duket se ky grup i jep Shqipërisë një mundësi të shkëlqyer për tu kualifikuar për herë të parë në një kampionat Europian. Padyshim Franca dhe Rumania janë ekipe të fotra, por ekipet e tjera jan tek niveli i Shqipërisë ose më poshtë nivelit tonë. Nëse humbet në Francë dhe barazon në Tiranë, nëse humbet në Rumani dhe fiton në Tiranë, dhe fiton ndeshjet e tjera, Shqipëria kualifikohet.
Forca Shqipëria.



Komentet e fundit