Ballina > Kronikë > Tragjedia ne Kavaje, telefonata e fundit e 22 vjecares

Tragjedia ne Kavaje, telefonata e fundit e 22 vjecares

February 6th, 2010 Komento Shko te komentet

TIRANE-  Pak orë pasi 22 vjecarja Irma Daullja do të hidhej nga kati i tetë së bashku me të bijën është ndodhur në gjendje tejet të rëndë psikologjike. Tre orë para se të vetëhidhej nga tarraca e pallatit ku banonte së bashku me bashkëshortin dhe vogëlushen e tyre të mitur, në lagjen numër 5 në Kavajë, Irma Daullja kishte insistuar të fliste në telefon me kunatin.

Lajmi konfirmohet  nga burime të sigurta pranë grupit të përbashkët të hetimit mes Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe Komisariatit të Kavajës. Burimet thonë se biseda ngjasonte më shumë një të folure përçart nga ana e Irmës, dhe kunati i saj me të shoqen, njëkohësisht kushërirë e Irmës, i kanë kërkuar të qetësohej e të flinte dhe të sqaroheshin më vonë.

“Më kërcënojnë… babanë duan ta vrasin për pronat! Unë nuk kam vëllezër, ata m’i kanë ndërruar në maternitet. Njërin e kanë vrarë… unë vetë kam ngrënë nga mishi i tij me kripë”, – mësohet të ketë folur në telefon Irma, duke shastisur kunatin e saj, përpos faktit që ishte në një orar që konsiderohet si kulmi i gjumit. “Më shumë sesa për vërtetësinë e kësaj bisede, kjo tregon për gjendjen tejet të rënduar psikike që po kalonte Irma”, – mësohet të jetë shprehur  një prej oficerëve të hetimit të krimit të policisë së kryeqytetit, i cili nuk ka preferuar të prononcohej me emër.
Përmbajtja e bisedës është mësuar për policinë nga dëshmia e kunatit të Irmës si dhe bashkëshortes së tij, e cila është edhe vajzë daje me 22-vjeçaren.

Hetimet
Hetimet e policisë kanë përfshirë që nga marrëdhëniet e çiftit Daullja, deri tek informacionet për kërcënime të mundshme ndaj tyre. Nikeljani, bashkëshorti i gruas mësohet se punonte në një gomisteri dhe ishte burimi i vetëm për të ardhurat e familjes. Irma nuk punonte, por i kushtohej rritjes së vajzës së tyre të vogël. Policia nuk ka mundur të sigurojë informacione për grindje apo keqtrajtime të mundshme të Irmës në familje. Nikeljani, sipas policisë, me raste njihej si person që pinte, por në marrëdhëniet në familje nuk ka qenë i dhunshëm. Shkak për ngjarjen, sipas policisë, është depresioni duke e lidhur me një gjendje shpesh të lëkundur mendore të 22-vjeçares.

Kategorite: Kronikë