Ballina > Editorial > Nano në Opinion: Shumë gjëra kanë mbetur pa u thënë

Nano në Opinion: Shumë gjëra kanë mbetur pa u thënë

February 4th, 2010 Komento Shko te komentet

Të enjten në mbrëmje, ora 21.00, Fatos Nano, një ndër personazhet më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit, rrëfen në “Opinion”, jetën dhe karrierën e tij. Në intervistën e parë të këtij lloji, Nano ju përgjigjet në dy seri, shumë pikëpyetjeve dhe mistereve të këtyre 20 viteve:
Cila ishte fëmijëria e tij?
“Unë e kalova fëmijërinë dhe rininë në shtëpinë e sekuestruar nga pushteti i pasluftës të një tregtari këpucësh, për arsye se nuk kishte paguar tatimin e jashtëzakonshëm të luftës, nga Dibra”
Përse studioi për ekonomi?
“Jo, s’kam kërkuar Ekonomikun. Kërkova inxhinieri të rrymave të dobëta, elektronikën e kohës, kërkova shkenca politike”
Takimin e parë me Ramiz Alinë:
“Në momentet e para që i them tim eti që nesër më duhet të takoj Ramiz Alinë, ishte fundi i vitit 1989. Më thotë, ki kujdes djalë, sepse siç të kam thënë, nuk e lexon dot drejtpërdrejt…është skile.”
Gjykimi për drejtuesin komunistë të kohës:
“Në këtë kohë, Ramiz Alia kishte shanset që t’i merrte vendimet më parë se sa të tjerët. Nuk i mori. Nuk ishte strateg, historia nuk e bëri lider, as komunist dhe ishte hezitant i dyzuar dhe i shmangej vendimeve strategjike.”
Marrëdhëniet e prishura me Gjermani:
“Ishte që, merrni një vendim politik për të vendosur marrëdhëniet me Brukselin, ne do t’ju marrim për dore dhe do t’ju tregojmë se në cilën zyrë duhet të trokisni.”
Fillimin e pluralizmit dhe përse nuk hyri në PD: “Pse, sepse unë kam qenë në themelimin e PD-së me studentët e mi. Se nuk mund të mos e jetoja këtë ngjarje unikale në historinë e vendit.”
Ardhjen në krye të qeverisë në 25 shkurt 1991:
“Kur unë mora dosjen e kryeministrit në dorëzim, pashë që rezervat valutore të shtetit ishin vetëm 8 milionë dollarë.”
Refuzimin për t’u bërë Kryetar i Ps dhe më pas pranimin: “Në Kongresin e Partisë zgjedhjet dhe propozimet për kryetar do të bëheshin pasdite. Në momentin që dola, më përcjell mamaja në korridor me lot në sy më thotë, bir në duart e kujt do të na lësh.”
Të enjten në mbëmje, ora 21.00, Fatos Nano, një prej personazheve më të rëndësishme të Shqipërisë së 20 viteve të fundit, në pjesën e parë të rrëfimit të jetës së tij.

Kategorite: Editorial