Jetë tona ndërlidhen shumë e më shumë me kompjuterat dhe teknologjinë, aq sa ka njerëz që nuk venë as në banjo pa celularin në dorë…. Por shpesh dëgjoj njerëz që duan ndihmë me kompjuterin e tyre, dhe ankohen se nuk marrin vesh fare nga kompjuteri, edhe pse kompjuterat janë të thjeshtë për tu mirëmbajtur. Do të rendis disa hapa për të mirëmbajtur kompjuterin tuaj.

Read more…

Produkti i ri i kompanisë Apple, i quajtur iPad u prit me shumë interes dje në qytetin e San Franciskos, prezentatimi madhështor i produktit nga Apple nuk mund të hiqte dot vëmëndjen nga gjërat që i mungojë këtij produkti për ta bërë me të vërtetë të “magjishëm” si edhe u shpreh Apple dje. Më posht…8 arësye pse iPad nuk ja vlen, marrë nga blogu i famshëm i teknologjisë Gizmodo.
Read more…
Kompania Apple, ose Shqip “Molla” që ka ndryshuar industrinë e muzikës me produktin iPod dhe industrinë e telefonave celularë me produktin iPhone, sapo ka nxjerrë produktin e shumë pritur: iPad. Më shumë detaje brënda.

Read more…
Do të kalonit javë pa u larë dhe pa u pasturar? Jo!? Shumë mirë, por e njëjta gjë duhet bërë dhe me kompjuterin tuaj. Kompjuteri duhet mirëmbajtur dhe pastruar rregullisht, dhe një nga programet më të mira falas është CCleaner.
Shkarkojeni këtu falas: http://www.filehippo.com/download_ccleaner/
Volvo S60 është dashur që premierën e vet ta ketë në panairin e mbajtur pak kohë më parë në Frankfurt, por megjithatë do të paraqitet pranverën e ardhshme, në atë të Gjenevës.Megjithatë, qysh tani mund të shohim se si do të duket atuja e re suedeze, i cili në shitje del në verën e vitit 2010.
Në pjesën e përparme shohim ngjashmëri të qartë me modelet C30 e C70, edhe pse është vështirë të mos vërehet ngjashmëria e madhe e dritave të përparme me ato tek Mercedes E-class dhe tek seria 7 e BMW-së. Read more…
Në versionin e ri të Firefoxit janë rregulluar disa probleme që lidhen me stabilitetin të cilat ishin shfaqur pas paraqitjes së versionit 3.5.4.
Vetëm tetë ditë pas lansimit të versionit 3.5.4 Mozilla ka lëshuar një version të ri më të vogël të shfletuesit të internetit Firefox, me shenjë dalluese 3.5.5, në të cilin janë zgjidhur disa probleme që kanë pasur të bëjnë me sigurinë e tij. Read more…
Interneti pritet t’i nënshtrohet një prej ndryshimeve më të mëdha prej dekadash. Bëhet fjalë për miratimin e adresave të faqeve elektronike jo vetëm me germa latine.
Presidenti i Korporatës për Caktimin e Emrave të Adresave në Internet thotë se ka shumë shanse që votimi i sotëm të lejojë adresa interneti të shkruara me germa të tilla si ato arabe, koreane, japoneze, greke, hindu dhe cirilike. Read more…
Prodhuesi britanik i automjeteve është duke u përgatitur që të paraqes në treg modelin më të shpejt ndonjëherë, si dëshmi që situata në Jaguar ka ndryshuar rrënjësisht për të mirë.
Bëhet fjalë për trashëguesin tipik të modelit XJ220, respektivisht një automjet me të vërtetë sportiv i cili gjoja do të duhej të paraqitej në njërin prej panaireve të mëdha të automjeteve gjatë vitit të ardhshëm. Sipas burimeve të brendshme, ekspertët e Jaguarit kanë përparuar shumë në zhvillimin e tij, e në fotografinë e paraqitur mund të shihni fotografinë e parë të automjetit që do të dizajnohet nën udhëheqjen e Ian Callum. Read more…
Komentet e fundit