
Teksa shikoja lajmet e ditës mu ndalën sytë tek reortazhi i CNN-it mbi tragjedinë natyrore në Pakistan. Si e dini dhe ju Pakistani u godit nga përmbytjet duke shkaktur mijëra te vdekur, kufomat e të cilëve begenisin rrugët e Pakistanit sikur të qenë gurë të lënë mbrapa nga një rrëshkitje toke. Më pas reportazhi u qëndrua tek vala e dytë e tragjedisë: sëmundjet infektive si pasoje e mikrobeve që janë në ujin e pishëm për shkak të përmytjes. Duke parë imazhet e qindra fëmijëve me serume nëpër këmbë e duar, në ca palo spitale, mu kutjtua me një herë uji i bollshëm në Shqipëri që derdhet në det.
Read more…
Ofrohet shpërblimi prej 10 milionë lekësh duke garantuar ruajtjen e anonimatin, mbi autorët e vjedhjes së filialit të Bankës Kombëtare Tregtare. Nga hetimet e grupit hetimor rezulton se, autorët e kësaj vjedhjeje kanë qenë me maska dhe duke përfituar nga pakujdesia e punonjësit të sigurimit të bankës, i cili në momentin e vjedhjes nuk ka qenë në vendin e planizuar me shërbim
Tiranë, 17 Shkurt NOA – Grabitja me maska sot e degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Tiranë ishte rrjedhojë e pakujdesisë së punonjësit të sigurisë në stafin bankar. Read more…
TIRANE-Mbetjet e eshtrave të rreth 13 personave që dyshohet se janë pushkatuar nga regjimi komunist janë gjetur në malin e Dajtit.
Vendi ku u gjetën eshtrat ndodhet në komunën e Linzës, rreze malit të Dajtit, 50 m larg arkives së Bashkisë së Tiranës në malin e Dajtit, ndersa germimi per nxjerejne e tyre ka zgjatur disa dite. Read more…
TIRANE- Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar ngjarjen e gjetjes së 19 eshtrave në veri të kryeqytetit shqiptar për të sulmuar edhe njëherë Gjykatën Kushtetuese në lidhje me rrëzimin e ligjit të lustracionit.
Kreu i qeverisë tha në mbledhjen e grupit se shoqëria nuk mund të flerë mbi eshtrat e krimeve të komunizmit dhe atyre që i dhanë këto vendime. Berisha la të hapur mundësinë që eshtrat e gjetura një ditë më parë ti përkasin gushtit të vitit 90, kur u përfol se u ekzekutuan pa gjyq në Malin me Gropa qytetarë që tentonin të kalonin rrethimin e ambasadave. Read more…
TIRANE- Pak orë pasi 22 vjecarja Irma Daullja do të hidhej nga kati i tetë së bashku me të bijën është ndodhur në gjendje tejet të rëndë psikologjike. Tre orë para se të vetëhidhej nga tarraca e pallatit ku banonte së bashku me bashkëshortin dhe vogëlushen e tyre të mitur, në lagjen numër 5 në Kavajë, Irma Daullja kishte insistuar të fliste në telefon me kunatin.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë grupit të përbashkët të hetimit mes Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe Komisariatit të Kavajës. Burimet thonë se biseda ngjasonte më shumë një të folure përçart nga ana e Irmës, dhe kunati i saj me të shoqen, njëkohësisht kushërirë e Irmës, i kanë kërkuar të qetësohej e të flinte dhe të sqaroheshin më vonë. Read more…
DEVOLL- Masakër në Devoll. Tre persona janë qëlluar me armë zjarri rreth orës 13.55 minuta në fshatin Vidohovë. Nga të dhënat e policisë mësohet se vrasja ka ndodhur me armë tip kallashnikov ndërsa kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe njëri është në gjendje të rëndë në spitalin e Korcës. Pak orë pas ngjarjes policia konfirmon se viktimat janë 3 vëllezër, Taulant, Xhiljon e Eldi Mulliri nga fshati Vidohovë. Read more…

Vëllezërit Gjini nga fshati i Treshit në Shipëri kanë skalitur një makinë të formulës një pres guri. Frymëzimi e kësaj vepre arti erdhi nga dëshira e një të afrëmi të vëllezërve Gjini për të vendor diçka të paparë në stacionit e shitjes së naftës dhe benzinës. Tri vëllezërit shkarkuan një foto të Ferrarit nga interneti, dhe ju futën punës. Rezultati është shumë i pëlqyeshëm.
Komentet e fundit