Festat e fundit të vitit dhe rënia e prodhimit vendas janë dy arsye te forta qe tregtaret të rrisnin rrisin furnizimet nga importi. Por ne tregun e shitjeve me pakice, kerkesa e konsumatoreve mbetet e ulet.
Por edhe pse tregjet jane te tejmbushura nuk shfaqet as nje shenje per uljen e cmimeve. Read more…
Tatimet kane nisur ditet e fundit nje aksion te paprecedente ne tregun e karburanteve, i cili dyshohet per evazion fiskal.
Ne baze te nje urdheri te leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Bizneseve VIP, per rillogaritjen e detyrimeve te kompanive te karburanteve qe nga korriku i vitit te kaluar, tatimet kane vendosur vetem ne dhjete dite mbi 50 milione dollare gjoba dhe detyrime shtese per shoqerite e tregitmit te karburanteve. Read more…
Nje studim i fundit i Dhomes Europiane te Tregtise ka konkluduar se bizneset shqiptare jane ne pjesen derrmuese te tyre kritike me sjelljen e administrates tatimore dhe lehtesirat fiskale te qeverise.
Sipas studimit te publikuar vetem pak dite me pare, mbi 85 perqind e bizneseve qe operojne ne Shqiperi, vendase apo te huaja qofshin keto, jane te pakenaqur nga administrata fiskale dhe i konsiderojne lehtesirat tatimore si te paqarta, te pamjaftueshme dhe shpesh here selektive. Read more…
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën në parim projektbuxhetin e shtetit për vitin 2010.
Deputetët e Komisionit mbështetën projektin e qeverisë, ndërsa ftuan opoziten t’i bashkangjitet debateve. Deputeti Sherefedin Shehu kërkoi një angazhim më serioz të ministrive në menaxhmin e fondeve publike. “Ministritë marrin fondet, por nuk i adresojnë ato sipas prioriteteve të shpallura të qeverisë”, deklaroi ai.
Kryetari i Komisionit, Edmond Spaho vlerësoi p/buxhetin 2010, ndërsa u shpreh se “ruajta e statibilitetit makroekonomik, mbajtja e normës s? inflacionit rreth nivelit 3 p?r qind, mbajtja e defiçitit n? norma t? ulëta dhe ulja e borxhit publik dhe zbutja e defiçitit t? llogaris? korrente, p?rb?jn? objektivat baz? t? politikave t? koordinuara monetare e fiskale t? vendit”.
Read more…

Guvernatori i Bankës Kombëtare Petar Goshev.
Gjendja ekonomike në Maqedoni u duk se u sqarua me një vizitë të FMN-së javën e shkuar. Ndërsa qeveria ishte e kënaqur me përfundimet e FMN, partitë e opozitës nuk u kënaqën dhe aq.
Pritet një kthim gradual tek rritja dhe PKB është parashikuar të shkasë vetëm midis 1% dhe 1.5% këtë vit, një përmirësim i lehtë nga opinioni i mëparshëm që parashikonte një rënie prej 2.5%, tha shefi i FMN për Maqedoninë Ves MekGrju.
“Ndonëse kriza kishte pa dyshim një pasojë mbi Maqedoninë, ajo ka dalë shumë më mirë se shumica e vendeve në rajon,” tha qeveria në një konferencë shtypi të përbashkët me udhëheqësit e institucioneve financiare të vendit.
Megjithatë, Baashkimi Social Demokratik për Maqedoninë (SDSM) paralajmëron se FMN parashikoi një rrezik të lartë të paqëndrueshmërisë makro-ekonomike. Read more…
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëri të ditur sot se ka depozituar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit rreth 2.5 milionë kWh energji elektrike.
Zëvendësministri i METE-s, Leonard Beqiri, bëri të ditur se nga reshjet e vazhdueshme të rëna, situata u menaxhua dhe përveçse u plotësuan të gjitha nevojat e vendit me energji, u arrit të depozitoheshin në Kosovë rreth 2.5 milionë kWh energji elektrike. Read more…
Nje vleresim i fundit i Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim e klasifikon Shqiperine si vendin e trete nga fundi me te ardhurat me te uleta per fryme ne Europe dhe te fundit ne rajonin e Ballkanit.
Vleresimi i publikuar nga prestigjozja “The Economist”, i cili u referohet te dhenave te vitit 2009, thote se te ardhurat per fryme ne Shqiperi jane vetem 3450 dollare. Te gjitha fqinjet tane kane te ardhura per fryme me te larta, duke filluar qe nga Bosnja me 4080, Maqedonia 4410, Serbia 5480 dollare dhe Sllovenia qe ka te ardhura rreth 7 here me te larta se Shqiperia, 24180 dollare. Read more…
Maqedonia ka përjashtuar Kosovën nga projekti për ndërtimin e hidrocentralit në Lukovo Pole, duke vendosur që këtë projekt ta realizojë e vetme.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave vendimi u mor pasi me shënimin e vijës kufitare, zona ku do të ndërtohet hidrocentrali i ka kaluar plotësisht Maqedonisë. Read more…
Komentet e fundit