
Problemet ekonomike Greke nxorrën në dritë disa të vërteta që ne si Shqiptarë i dimë prej eksperienës. Së pari duhet thënë se socializmi Grek ka dështuar. Nuk mund të shpenzosh para që nuk ke, dhe të japësh përfitimeve me lekë borxh si bën Greqia. Së dyti, arësyeja pse Greqia keqtrajton dhe nuk lejon emigrantët Shqiptarë të intergrohen në sistemin Grek është se Greqia nuk do të paguja sigurime shoqërore për emigrantët. Ajo i përdor emigrantët për punë të lirë, por nuk do t’iu japë të drejta.
Së treti, qënka mirë të të shpëtojë Europa. Shqipëria ka pasur nevojë për ndihmën Europiane shumë herë, dhe rallë ka ardhur. Pas rënies së komunizmit, ju premtua ndihmë e madhe nga Europa, ndihmë që nuk erdhi kurrë. Ndoshta kishin frikë se Shqipëria do të forcohej dhe Kosova do të çlirohej, nuk e di…..
Europa ka premtuar një miljardë Euro për ndihma ekonomike. Greqia përfiton më shumë nga kjo. Teksa nuk me vjen mirë që Greqia vuan nga ana ekonomike, më erdhi pak kënaqësi teksa shikoja rrugët e Athinës në zjarr, dhe shtypin negativ që morën Grekët në Amerikë. Rrugët e një nga qyteteve më të lashta në botë, nën flakë, teksa gjithë bota shikon disa pseudo-të kulturuar duke djegur makina.

Nuk ka faj Greqia se disa individe kendojne kenge qe nuk shprehin vullnetin e popujve te Ballkanit. Poashtu nuk eshte deshira e Shqiptareve qe te digjet flamuri Grek, edhe pse disa studente Shkodrane bene nje gje te tille. Nacionalizmat e kota i perkasin shekullit te 20-te.

Qeveria Shqiptare ka vendosur të marrë tri ish të burgosur në Guantanamo, ku mbahen te akuzuarit për terorizëm kundra SHBA-së. Spanja ka vendosur të marrë një. Numri total shkon tek 11 ish-terroristë. Amerika nuk i merr do vetë sepse do të vuante politikisht presidenti Amerikan, dhe nuk u kthehen dot vendeve të kombësisë sepse vriten apo bugosen. Kështu që Shqipëria luan rolin e destinacionit turistik të ish terroristëve. Obama që deri tani po ç’bën gabimet e mikut tonë Xhorxhio Bush, kërkon të mbyllë burgun e tmerrshëm por është tejet e vështirë të gjenden vende që duan të pranojnë njerëz të tillë, por edhe vendos presion diplomatik midis vendeve, si ishte rasi midis Kinës dhe Shqipërisë, për pesë Igurët që jetojnë në Shqipëri por kërkon nga Kina. Kina po të dojë i vret këta dhe në fshtrat e Tiranës ku gjenden, por do të tregohet diplomatikisht e fortë.
Nuk kemi aspak dëshirë për t’iu depresionuar me lajme për gjetje eshtrash, me foto kafkash në faqe të parë, dhe tani me foto nga sulmi terrorist i 11 Shtatorit, por kështu është jeta ndonjëherë miq: e hidhtë, e ashpër.

Kanë dalë për herë të parë foto ajërore të 11 Shtatorit, të bëra nga policia e Nju Yorkut. Helikopteri i policisë që po shikonte për viktima, ishte i vetmi i në ajër pas sulmeve dhe panë avioni e dytë që sulmoi kullat.
Fotot gjenden këtu.
Fotografitë më të reja të ishujve “Dubai World” janë bërë nga astronautët e NASA-s, nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Ky projekt i hartuar si një kopje e botës, ku ishujt artificialë u ngjasojnë kontinenteve, sipas fotografive, dalëngadalë po humbet.
Këto njoftime janë botuar në të përditshmen “Daily Mail”. Read more…

Komisioni Europian ka urdhëruar Greqinë që për një muaj të kontrollojë shpenzimet publike, dhe të thotë qartë se c’fare plani ka për të rregulluar ekonominë, teksa fuqitë Europiane imponojnë një “shkulje themelesh” në eknominë e dobët Greke.
Read more…

Tensioni i fundit midis SHBA-së dhe Kinës nuk mund të jetë një zhvillim pozitiv për Kosovën. Qeverisa komuniste Kineze ka kritikuar qeverinë Amerikane si arrogante dhe që ka standarte dy-fishe. Reagimi negativ i Kinës është si pasojë e një marëveshje midis SHBA-së dhe Taivanit për shitje armësh në shifrën e 6 miljardë dollarë. Kush ka të drejtë?!
Read more…

Kanë klaur mëse 11 ditë që kur kryeqyteti i Haitit u shkatërrua nga një tërmet i paparë dhe skuadrat e shpëtimit akoma gjejnë njerëz nën betonet e qytetit të shkatërruar. Shumë prej këtyre që mbijetuan tërmetin vdesin rrugëve sepse nuk ka ndihmë mjeksore dhe nuk ka strehim të përshtashëm. Problemet e Haitit sapo kanë filluar. C’do të ndodhë kur furia e ndihmës botërore resht?
Read more…
Komentet e fundit