Arkiva

Arkiva për ‘Politikë’ kategorinë

Ligji për SHISH, të gjithë kundër PD-së

July 24th, 2010 No comments

Tiranë – Propozimet për ndryshime në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, e kanë vënë jo pak në vështirësi Partinë Demokratike në qeveri. Ligji në fjalë është debatuar tejet shumë në seancën e djeshme, kur opozita me të cilën u bashkua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkuan që projektligji të mos futej në rendin e ditës së Kuvendit.

Ndërkohë, sot ka reaguar sërish ambasadori amerikan, Xhon Withers, i cili kohë më parë e kundërshtoi ashpër ligjin, saqë çështja shkoi edhe në selinë qendrore të NATO-s. Read more…

Categories: Politikë

Tradhëti?!

March 17th, 2010 1 comment

Vizita e Ilir Metës ka shkaktuar regime të forta nga Shqiptarët anë e mbanë. Ishte vizita e tij një ‘tradhëti’ e radhës, një ulje e hundës dimplomatike Shqiptare, apo një veprim i mirë-llogaritur diplomatik.
Read more…

Categories: Politikë

Emigrantët në Greqi: Më 1 Mars, asnjë euro shpenzim

February 28th, 2010 3 comments

Niko Ago duke Intervistuar Dora Bakojanis

Athinë, 28 Shkurt NOA – Emigrantët shqiptarë dhe të kombësive të tjera që jetojnë në Greqi kanë vendosur t’i bashkohen nismës që nesër më 1 Mars të mos shpenzojnë as edhe një euro për 24 orë me radhë, në kuadër të nismës së emigrantëve “24 orë pa ne”. Read more…

Categories: Editorial, Politikë

Përfundon tryeza politike, Topi: Bisedimet pa kompromis, dialogu do vazhdojë

February 13th, 2010 No comments

TIRANE-Prej afro 6 muajsh deputetët e PS-së të opozitës kanë bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë duke pretenduar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit me hapjen e kutive të votimit. Mirëpo shumica thotë se hapja e tyre është joligjore dhe e pamundur sa kohë, sipas saj, kanë folur gjykatat e vendit. Takimi i sotem i negociuar nga Presidenti Topi mes Rames dhe Berishes nuk ishte vendimtar ashtu sic pritej. Qe ne deklaraten e pare qe erdhi se pari nga kryeministri u lexua se tryeza nuk pati rezultat konkret per hetim te pakushtezuar te zgjedhjeve dhe se palet nuk jane lekundur nga qendrimet e tyre. Rama ne deklaraten e tij beri te qarte se nuk ndryshon qendrim. Sipas tij, ne tryeze nuk eshte ulur per pazar. Topi: Bisedimet jo pozitive, palet te hapur per te vazhduar dialogun me ndermjetesimin e presidentit. Read more…

Categories: Politikë

Kryeministri Thaci dorëhiqet nga posti i deputetit

February 13th, 2010 No comments

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur sot përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, dorëheqjen e tij nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Këtë veprim e kam ndërmarrë duke pasur parasysh përkushtimin tim ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të përmbushjes në mënyrë sa më efikase të të gjitha detyrave të mia si Kryeministër”, thuhet në këtë letër, e cila u shpërnda pak më parë nga zyra e Kryeministrit Thaçi.

“Një gjë e tillë do të ndihmonte edhe vet Kuvendin e Republikës së Kosovës në rritjen e efikasitetit në punë dhe krijimin e mundësisë për deputet të rinj, që do të jenë të përkushtuar vetëm në punët dhe detyrat që përkojnë me funksionin e deputetit”, theksohet në letrën e Kryeministrit Thaçi dërguar kryeparlamentarit Krasniqi.

Categories: Aktualitet, Politikë

Provokimi i Bollanos: 3/5 ishin greke, edhe ne veri

December 10th, 2009 1 comment

ATAK-BOLLANO_tn_3Kryetari i Omonias dhe Bashkise se Himares Vasil Bollano pretendon se prezenca greke ne Shqiperi dhe vecanerisht ne jug te vendit eshte shume me e madhe se ajo qe eshte deklaruar me pare nga institucionet shkencore shqiptare.

Bollano ka shfrytezuar diten nderkombetare per te drejtat e njeriut per te hedhur nje tjeter deklarate te forte ne vazhde te shume te tjerave te thena me pare. Read more…

Categories: Aktualitet, Politikë

SHBA-të mbrojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës

December 8th, 2009 No comments

okbLëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan, ka thënë të martën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Harold Koh.

Në një fjalim që ishte mbrojtja më e fuqishme e pavarësisë së Kosovës në Hagë, Harold Koh fillimisht ka shtruar pyetjen nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe menjëherë është përgjigjur me këto fjalë: Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk përmban asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë. Read more…

Categories: Politikë

Ndalohen punonjesit e Bashkise

December 5th, 2009 No comments

punonjesit-bashkisePolicia e komisariatit numer 6 ne kryeqytet ka shoqeruar rreth 30 punonjes te ndermarrjes se gjelberimit te Bashkise se Tiranes , te cilet kane qene duke punuar ne zonen e grumbullimit te plerave ne Sharre.

Te gjithe puntoret jane shoqeruar ne ambjentet e komisariatit ne Kombinat ku jane mbajtur per me shume se 1 ore e 30 minuta.

Menjehere prane ambjenteve te tij kane mberritur deputete te shumta te Partise Socialiste te cilet kane kembengulur te merrin shpjegime per arsyet e ndalimit te tyre. Read more…

Categories: Politikë