Arkiva

Arkiva për ‘Rajoni’ kategorinë

Shqiptarët në Maqedoni të marrin në dorë fatin e tyre

September 4th, 2010 No comments

Maqedonia, shteti artificial i regjimit titist, e sëmura në kërthizë të Ballkanit, po mbahet në këmbë në saj të separatizmit politik shqiptar. Nuk do të dëshironim të ishte kështu, por ky është realiteti i hidhur që po i kushton shumë çështjes kombëtare shqiptare.
Opinion nga Dr. Sulejman Anazi (NESHAJ)
Read more…

Categories: Rajoni

Greqi, 10 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke

July 24th, 2010 No comments

Athinë – Pak ditë më parë, Eurostat ka publikuar se 10 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke, duke mos dhënë të dhëna të sakta se sa janë emigrantë shqiptarë dhe sa me kombësi greke. Edhe pse janë dhënë me pikatore nga ish-qeveria konservatore e Karamanlis, sot qeveria Papandreu po bën përpjekje për të mbyllur njëherë e mirë këtë proces të tej vonuar, përballë opozitës së djathtë të kryesuar nga Samaras, që kërkon nga emigrantët se duhet të lënë nënshtetësinë e vendit të tyre. Read more…

Categories: Rajoni

Emri, Greqia e ndërkombëtarët presin sinjale nga Shkupi

November 18th, 2009 No comments

greece_fyrom_flQeveria greke tashmë i ka të qarta pozicionet e saj lidhur me kontestin e emrit, duke ofruar një “non – paper”, ku janë parashtruar të gjitha pikat që duhet të pranohen nga pala e Shkupit, në rast se dëshiron të zgjidh kontestin e emrit.

Identiteti, gjuha, toponimet, kodet ndërkombëtare, emrat e institucioneve, librat e të dhënat zyrtare, materialet dhe dokumentet e ndryshme shtetërore në nivel të brendshëm dhe të jashtëm janë të përfshirë në dokumentin grek, i cili është shqyrtuar nga kreu shtetëror i Maqedonisë, mirëpo kjo çështje vazhdon të mbahet si sekret i lartë. Për të gjitha këto, pala greke kërkon ndryshim duke përfshirë edhe emrin në radhë të parë. Read more…

Categories: Rajoni

Ministri i ri grek i kulturës bën axhendën

November 10th, 2009 No comments
Skulpturat që bëjnë pjesë në "Mermeret e Elginit", marrë nga Parthenoni në Athinë, janë në paraqitje në Muzeumin Britanik në Londër.

Skulpturat që bëjnë pjesë në "Mermeret e Elginit", marrë nga Parthenoni në Athinë, janë në paraqitje në Muzeumin Britanik në Londër.

Ministri i ri grek i kulturës dhe turizmit, Pavlos Gerulanos njoftoi në fund të muajit të kaluar se ministria ka një sërë projektesh në punë, të tilla si luftën ndaj vjedhjeve dhe tregtisë së paligjëshme të antikave, sjelljen në atdhe të mermereve të Parthenonit dhe nxitjen e programeve kulturore të tilla si festivalet vjetore të Athinës dhe të filmit, të Selanikut.

Duke ju drejtuar parlamentit për herë të parë, Gerulanos tha se vendit i duhet të përfitojë nga mjetet e tij kulturore.

“Nuk ka shumë para në kulturë,” tha ai, “por mund të fitohet shumë.” Read more…

Categories: Rajoni

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë deri më 31 dhjetor 2010, hyrje-dalje pa afat

November 6th, 2009 No comments

faksimileAutoritetet e Greqisë vendosin liridalje të emigrantëve nga 15 nëntori 2009 deri më 31 dhjetor 2010. Kjo është hera e parë që qeveria greke hap kufijtë për një periudhë kaq të gjatë, më shumë se një vit.

Ky vendim është marrë dje dhe u konfirmua zyrtarisht për agjencinë kombëtare të lajmeve NOA nga burime zyrtare të Ministrisë së Rendit Publik të Greqisë. Read more…

Categories: Aktualitet, Rajoni

Enciklopedi e re në Maqedoni, aktori shqiptar Bekim Fehmiu konsiderohet “serb”

November 5th, 2009 1 comment

bekim_fehmiu“Enciklopedia filmike” e botuar këto ditë nën sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës injoron dhe falsifikon kinematografinë shqiptare, duke tjetërsuar edhe aktorët e famshëm shqiptarë, si Bekim Fehmiu, duke e cilësuar si aktor serb.

Nën patronazhin dhe sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë këto ditë u botua “Enciklopedia filmike”, në të cilën nuk përmendet asnjë fjalë për filmin, kinematografinë shqiptare dhe aktorët shqiptarë, ndërsa aktori i vetëm shqiptar i përmendur në të është Bekim Fehmiu, për të cilin shkruhet se është serb.

“Enciklopedia Filmike” mban vulën e autorit maqedonas Georgi Vasilevski dhe sipas tij, ajo flet për një enciklopedi që përfshin ngjarje, personalitete e krijime nga bota e filmit. Read more…

Categories: Aktualitet, Rajoni

Ivanov zyrtarisht fton Papulasin për vizitë në Maqedoni

November 5th, 2009 No comments

ivanovPresidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të mërkurën i dërgoi ftesë kolegut të tij grek Karolos Papulas për vizitë zyrtare në Maqedoni.

“Jam thellë i bindur se me vizitën Tuaj, ne si njerëz të parë të dy vendeve fqinje do të japim kontribut të konsiderueshëm në vizionin tonë të përbashkët dhe definitivisht do të japim një impuls plotësues të fortë për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, bëhet e ditur në ftesën, që presidenti Ivanov ia dorëzoi të mërkurën ambasadores greke në Shkup, Aleksandra Papadopullu. Read more…

Categories: Aktualitet, Rajoni

Greqi, gazetari dhunonte shqiptarin me te meta mendore

November 4th, 2009 No comments

police-grekeeShok ne Greqi pas publikimit te lajmit se nje gazetar grek, 68 vjec, ka perdhunuar disa here nje 17 vjecar shqiptar, me te meta mendore.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Halandri te Athines dhe eshte publikuar pas deshmive rrenqethese qe ka dhene 17 vjecari shqiptar tek organet greke te rendit. Read more…

Categories: Aktualitet, Kronikë, Rajoni