Shqipëria ka barazuar me Rumaninë ne ndeshjen e parë të grupit D për kualifikim për Euro 2012. Ndeshja ka qënë e barabartë dhe e fortë gjatë gjithë lojës. Lojtari Bogdan Stancu ka shënuar golin e parë të ndeshjes duke i dhënë avantazhin , por pesë minuta më vonë Gjergj Muzaka ka barazuar ndeshjen.

Marrja e pikës në Bukuresht duhet quajtur një fitore për kombëtaren tonë.

Shumë Shqiptarë ndoshta u gëzuan kur panë Korenë e Veriut teksa po ç’montonte mbrojtjen Greke, dhe shumë të tjerë brohoritën kur Gana shënoi penalltinë kundra Serbisë. Ndërsa unë jo. Duhen ndarë politika nga sporti, dhe unë gjithmonë dua që të fitojnë vendet Ballkanike, sidomos Greqia, vend tek i cili jetojnë e punojnë qindra mijëra shqiptarë. Shpresoj që Greqia dhe Serbia të dalin nga grupi.

Skuadra kombetare ka fitur ndeshjen miqsore kundra Irlandes se Veriut me rezultatin 1-0. Ervin Skela shenoi ne pjesen e pare kur goditja e denimit perfundoi bukur ne rrjeten e skuadres kombetare.
Ne lajme te tjera, Greqia u mund 2-0 nga Senegali ne Greqi. Haha!

Erjon Tola është atleti i vetëm që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Vankuverit. I renditur i 35-pesti në sportin e skisë, ai mban gjallë ëndrrën Olimpike të Shqipërisë. Edhe pse nuk ka marrë medalje shënoi një kohë shumë të mirë në garën e tij të fundit. Faqja e tij në Facebook ka shumë mesazhe urimi nga njerëz anë e mbanë botës. Falemnderit që përfaqëson Shqipërinë Erjon.
kualifikuar….

Sot kanë dalë grupet për kampionatin e futbollit Europian më vitin 2012. Shqipëria i përket grupit D.
Grupi D: Shqipëria, Franca, Rumania, Bjellorusia, Bosnjë-Hercegovinë, Luksemburg.
Më duket se ky grup i jep Shqipërisë një mundësi të shkëlqyer për tu kualifikuar për herë të parë në një kampionat Europian. Padyshim Franca dhe Rumania janë ekipe të fotra, por ekipet e tjera jan tek niveli i Shqipërisë ose më poshtë nivelit tonë. Nëse humbet në Francë dhe barazon në Tiranë, nëse humbet në Rumani dhe fiton në Tiranë, dhe fiton ndeshjet e tjera, Shqipëria kualifikohet.
Forca Shqipëria.
Barcelona dhe Interi kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Barcelona ka shënuar fitore si mysafir i Dynamo Kievit me rezultat 2-1, duke arritur ta përmbysë epërsinë e vendasve.
Dynamo kaloi shume herët në epërsi (2’), me një gol të shënuar nga Artem Milevsky, ndërsa në minutën e 33-të, Xavi barazoi rezultatin. Read more…
Partizani barazoi ne fushe te Memaliajit me rezultatin 1-1, por pas ndeshjes trajneri i te kuqve Skerdi Bejzade, theksoi se ishin te kuqte qe lejuan barazimin ne fund, per te qetesuar vendasit te cilet kerkonin me cdo kusht fitoren.
“Kam vite qe luaj futboll dhe ne Memaliaj perjetova nje dite qe do te mbetet gjate ne kujtese, – theksoi Skerdi Bejzade. “Nuk me ka qelluar qe te perjetoj momente te tilla me pare ne te gjithe karrieren, si ne Memaliaj. Jam i kenaqur qe une dhe shoket e ekipit dolem pa pasoja nga fusha e lojes, pasi rezultati nuk kishte asnje rendesi. Kam pare edhe nje polici inekzistente ne fushe. Read more…
Manchester United ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0 në Old Trafford ndaj Besiktas në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke lënë të hapur kështu garën për vendin e parë në Grupin B.
Besiktas që nga katër takimet e para kishte vetëm një barazim dhe tre humbje, bëri befasinë duke mposhtur Djajtë e Kuq falë golit të vetëm të ndeshjes të shënuar nga Rodrigo Tello pas 20 minutash lojë. Read more…
Komentet e fundit