Drogë nga Lazarati, arrestohen dy persona

September 3rd, 2010 Nuk ka komente

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot një sasi prej 10 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga dy shtetas të akuzuar për këtë trafik.

Sipas policisë lënda është kapur në një automjet tip furgon, i cili po transportonte një sasi lënde narkotike nga Lazarati në drejtim të Shkupit, Maqedoni. Bllokimi është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Destinacion i largët”, në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë.

“Si rezultat i këtij operacioni në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë u bë e mundur bllokimi i automjetit tip Opel Furgon me traga SK 339 PT, i cili drejtohej nga shtetasi Husamedin Shahini nga Shkupi i Maqedonisë , ku së bashku me të udhëtonte edhe një shtetas nga Gjirokastra, Alsid Cani”- thonë burimet policore.

Nga kontrolli i bërë rezultoi se në gomën rezervë dhe në një nga gomat e pasme , kishte 8 pako ne formë cilindrike të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike si dhe një sasi rifuxho, gjithsej rreth 10 kilogramë.

Shekulli

Kategoritë: Aktualitet

Uji që shkon dëm: Reportazh nga Syri i Kaltër.

September 1st, 2010 Nuk ka komente

Teksa shikoja lajmet e ditës mu ndalën sytë tek reortazhi i CNN-it mbi tragjedinë natyrore në Pakistan. Si e dini dhe ju Pakistani u godit nga përmbytjet duke shkaktur mijëra te vdekur, kufomat e të cilëve begenisin rrugët e Pakistanit sikur të qenë gurë të lënë mbrapa nga një rrëshkitje toke.  Më pas reportazhi u qëndrua tek vala e dytë e tragjedisë: sëmundjet infektive si pasoje e mikrobeve që janë në ujin e pishëm për shkak të përmytjes. Duke parë imazhet e qindra fëmijëve me serume nëpër këmbë e duar, në ca palo spitale, mu kutjtua me një herë uji i bollshëm në Shqipëri që derdhet në det.

Lexo më tepër …

Kategoritë: Aktualitet, Kronikë

Greqi, bomba molotov mbi autobusin shqiptar,s’ka të lënduar

August 30th, 2010 1 koment

GREQI- Sulmohet me bomba molotov autobusi me targa shqiptare, në rrethana ende të paqarta mesnatën e së dielës në kilometrin 44.5 në rrugën Antirio – Janinë në Kefalovriso Etoloakarnania.

Mediat vendase raportojnë për një sulm me tre koktej molotov të një autobusi me targa shqiptare, duke shkaktuar disa dëmë materiale në autobus, por jo dëmë në njerëz.
Autorët e këtij incidenti nuk dihen po ashtu dhe shkaqet, ndësa mediat njoftojnë se policia po heton të gjitha motivet e mundshme për sulmin.

Nga flakët që mori autobusi u shkaktua dhe një zjarr aty pranë por që u shua menjëherë nga zjarrfikëset.

Nga Shekulli Online
——————-

Koment: mezi presim mospergjigjen e qeverise Shqiptare.

Kategoritë: Aktualitet

Moskuptimi i Nënë Terezës nga të gjithë

August 26th, 2010 Nuk ka komente

Të vjen disi keq kur shikon shfrytëzimin e figurave të shquara të botës në emër të diçkaje që ato figura as nuk kishin ndër mënd dhe as nuk luftuan për të. Me siguri nëse Nënë Tereza do të shikonte “nderet” e qeverisë Shqiptare do të pështirosej nga realiteti gri i Shqipërisë sot. Lexo më tepër …

Kategoritë: Aktualitet

“Himara”, të rinjtë: Na rrethuan me shishe me benzinë

August 25th, 2010 Nuk ka komente

“Jam student ne degen ekonomik në Tiranë. Në Jalë ne shkuam me pushime. Me cudit fakti që për një aksident u futen kaq rryma politike”, thotë Dijon Bushi, 21 vjec njëri mes tete djemve, te akuzuar per ngjarjen e 12 gushtit, gjate te ciles mbeti i vdekur himarioti Aristidh Guma. Lexo më tepër …

Kategoritë: Aktualitet

Himara dhe përrallat me mbret

August 22nd, 2010 Nuk ka komente

Shumë është komentuar dhe folur për situatën në Himarë dhe ndonjë një herë nuk dimë kujt ti besojmë.  Unë isha vetë në Himarë kur u mbyll rruga dhe dua të shtoj se c’pashë unë atje dhe se si hiperbolizohen ngjarjet në Shqipëri. Do të shkruaj më gjerë në vijim të ditëve për vizitën time në Shqipëri.

Lexo më tepër …

Kategoritë: Aktualitet

Ligji për SHISH, të gjithë kundër PD-së

July 24th, 2010 Nuk ka komente

Tiranë – Propozimet për ndryshime në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, e kanë vënë jo pak në vështirësi Partinë Demokratike në qeveri. Ligji në fjalë është debatuar tejet shumë në seancën e djeshme, kur opozita me të cilën u bashkua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkuan që projektligji të mos futej në rendin e ditës së Kuvendit.

Ndërkohë, sot ka reaguar sërish ambasadori amerikan, Xhon Withers, i cili kohë më parë e kundërshtoi ashpër ligjin, saqë çështja shkoi edhe në selinë qendrore të NATO-s. Lexo më tepër …

Kategoritë: Politikë

Greqi, 10 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke

July 24th, 2010 Nuk ka komente

Athinë – Pak ditë më parë, Eurostat ka publikuar se 10 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke, duke mos dhënë të dhëna të sakta se sa janë emigrantë shqiptarë dhe sa me kombësi greke. Edhe pse janë dhënë me pikatore nga ish-qeveria konservatore e Karamanlis, sot qeveria Papandreu po bën përpjekje për të mbyllur njëherë e mirë këtë proces të tej vonuar, përballë opozitës së djathtë të kryesuar nga Samaras, që kërkon nga emigrantët se duhet të lënë nënshtetësinë e vendit të tyre. Lexo më tepër …

Kategoritë: Rajoni